Bosi famëkeq i kriptomonedha dënohet me 4 muaj burg në Malin e Zi

Ai përballet me akuza në SHBA dhe Korenë e Jugut për kolapsin e dy monedha dixhitale vitin e kaluar që i kushtuan investitorëve 40 miliardë dollarë.

Do Kwon, bosi i kriptomonedhës së kolapsuar TerraUSD dhe Luna është dënuar me katër muaj burg në Malin e Zi.

Kwon u shpall fajtor për falsifikimin e dokumenteve ndërsa arrestimi i tij u bë në muajin Mars ndërsa tentoi të fluturonte drejt Dubai nga aeroporti i Podgoricës.

Ai përballet me akuza në SHBA dhe Korenë e Jugut për kolapsin e dy monedha dixhitale vitin e kaluar që i kushtuan investitorëve 40 miliardë dollarë.

Shefi i financave të kompanisë së Kwon Terraform Labs, Han Chang-joon, gjithashtu është dënuar me katër muaj burg për falsifikim dokumentesh.

Dënimet do të përfshijnë edhe kohën që Kwon dhe Han kanë shpenzuar në para-burgim që kur janë arrestuar në Mars.

Në Shkurt të këtij viti autoritetet rregullatorë Amerikane akuzuan Kwon dhe kompaninë e tij Terraform Labs për orkestrimin e një skeme multi-miliardë dollarëshe mashtrimi me kriptoasetet.

Vitin e kaluar një gjykatë në Korenë e Jugut lëshoi një urdhër arresti për Kwon dhe pesë individë të tjerë të lidhur me çështjen. Kolapsi i Terra USD dhe Luna tronditi industrinë e kriptoaseteve në Maj të 2022.