Botët e dëmshëm gjenerojnë 73 përqind të trafikut në internet

Sipas platformës së kontrollit të mashtrimeve Arkose Labs, 73 përqind e trafikut në internet në uebsajt dhe aplikacione matur nga Janari 2023 deri në Shtator 2023 vinin nga botë që kryenin veprime të dëmshme si mashtrimi me SMS, testim i kartave të kreditit apo grumbullim informacioni.

Robotët e automatizuar kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në internetin modern duke kryer disa detyra të dobishme por ka edhe prej atyre të dëmshmëve.

Ajo çfarë mbase mund të mos e dini është sesa problematikë janë robotët e këqij dhe sa shumë trafik zënë në ueb.

Sipas platformës së kontrollit të mashtrimeve Arkose Labs, 73 përqind e trafikut në internet në uebsajt dhe aplikacione matur nga Janari 2023 deri në Shtator 2023 vinin nga botë që kryenin veprime të dëmshme si mashtrimi me SMS, testim i kartave të kreditit apo grumbullim informacioni.

Në tre mujorin e tretë të vitit, 5 botët më problematikë vidhnin llogari, grumbullonin informacione, krijonin llogari të rreme etj.

Mashtrimi me SMS-të u rrit me 2141 përqind në tre mujorin e tretë krahasuar me të dytin. Sulmet ndaj shërbimeve të kujdesit ndaj klientit u rritën me 160 përqind ndërsa grumbullimi i të dhënave u rrit me 432 përqind.

Arkose Labs tha se sulmet e robotëve inteligjentë janë rritur me 291 përqind nga tre mujori i parë në të dytin. Vlen të përmendet se jo të gjithë robotët janë të këqij.

Shumë robotë të dobishëm popullojnë internetin dhe përdoren për të kryer procese të dobishme si indeksimi i faqeve të internetit për motorë kërkimi ose qëllime arkivore, trajtimi i detyrave bazë të shërbimit ndaj klientit dhe administrimi i përvojave të mediave sociale.