Brazil, nga ethet e verdha deri tani 260 të vdekur

Rastet e të prekurve nga epidemia e etheve të verdha në Brazil gjatë ditëve të fundit është rritur në 846 persona ndërsa numri i të vdekurve nga kjo epidemi është rritur në 260 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se numri i rasteve me ethe të verdha është rritur në 846 ndërsa ndërsa numri i të vdekurve në 260 persona.

Shteti Minas Gerais është më i goditur nga ethet e verdha ku në shtatë muajt e fundit janë regjistruar 314 raste dhe 103 vdekje.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë zhvillon fushata të vaksinimit në Sao Paulo, Rio de Janeiro dhe Bahia.

Në tre vendet ku jetojnë rreth 76 milionë njerëz ishin vakcinuar 5.5 milionë njerëz.