Gjithsej 31 shkolla të mesme në mbarë Francën u bllokuan që nga ora 09:30 me orën lokale të hënën, duke përfaqësuar 0,8 për qind të rreth 3.700 shkollave të mesme të vendit, sipas Ministrisë së Arsimit, njoftoi transmetuesi BFM, transmeton Anadolu.
Ministria bëri të ditur se nuk janë raportuar ndërprerje në pothuajse tre të katërtat e departamenteve të vendit.
Të hënën nisi një javë e re mobilizimi social, me një konferencë të organizuar nga zyra e kryeministrit Sebastien Lecornu, e cila mblodhi së bashku sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve.
Disa sindikata dhe përfaqësues të të rinjve, të cilët nuk ishin ftuar në këtë konferencë, kanë bërë thirrje për grevë dhe demonstrata të martën.




