Brazil, sulm me armë zjarri ndaj disa ndërtesave në Ceara

Në shtetin brazilian Ceara 8 autobusëve publik u është vënë zjarri ndërsa disa ndërtesa publike janë qëlluar me armë zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e shtetit Ceara njofton se mbrëmë në vende të ndryshme të qytetit Fortaleza 8 autobusëve u është vënë zjarri me koktej molotovi ndërsa disa ndërtesa publike janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas vlerësimeve të para, nuk ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmeve.

Departamenti i sigurisë publike në Ceara, tha se janë identifikuar 3 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmet, ndërkaq ende nuk ka informacione për ndalimin e tyre apo jo.

Ende nuk dihet arsyeja e sulmeve.