Britani: Kritika ndaj ministres, vendi me numër rekord të azilkërkuesve

Richard Tice

Udhëheqësi i reformës ‘Brexit’ në Mbretërinë e Bashkuar, Richard Tice, bëri thirrje që kriza e emigrantëve të hiqet nga duart e Ministrisë së Brendshme dhe të vendoset nën kontrollin e një ‘Departamenti të ri të Emigracionit’. Richard Tice, ka goditur atë që ai e ka cilësuar “paaftësinë e plotë” të Ministrisë së Brendshme, Suella Braverman pasi u zbulua se Mbretëria e Bashkuar ka një numër rekord të azilkërkuesve.

Përveç kritikës së Zyrës së Brendshme, udhëheqësi i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar përsëriti thirrjen e tij për ngritjen e një departamenti të ri për t’u marrë me krizën dhe iu referua trazirave të fundit jashtë një hoteli në Knowsley, Merseyside, ku strehoheshin azilkërkuesit.

Ai tha për Express.co.uk: Paaftësia e plotë në Ministrinë e Brendshme ka çuar në këtë situatë të tmerrshme, ku furia e komuniteteve të shqetësuara po përkthehet në protesta në rrugët tona.

Kjo vjen pasi doli se kombësia më e zakonshme e azilkërkuesve në numrin e mbetur është shqiptare. Në vitin 2022, ishin 14.223 aplikime të bëra nga shtetas shqiptarë, afro 10.000 prej të cilave ishin bërë nga persona që kishin kaluar kanalin anglez me anije. Nga ata 14,000 azilkërkues shqiptarë, gati 12,000 ishin meshkuj të rritur, kjo referuar shifrave të Home Office.

Pas shqiptarëve, afganët ishin kombësia e dytë që kishte kërkuar më shumë azil. Në vitin 2022, pak më shumë se 10,000 afganë aplikuan për azil në Mbretërinë e Bashkuar, gjashtë herë më i lartë se niveli i vitit 2019 prej 1,573.

Kjo ka të ngjarë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Afganistan. /dosja