Britania e Madhe thotë se plani i pushtimit rus tashmë ka filluar

Raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po synon të nisë një pushtim të Ukrainës, ka thënë një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në një konferencë për media.

“Inteligjenca që po shohim sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve, raporton BBC.

Zyrtarët ukrainas po përpiqen të frenojnë rrjedhën e akuzave shpërthyese që vijnë nga separatistët pro-rusë në Donbas.

Gjatë mëngjesit të së hënës, ata u detyruan të mohojnë raportet se një postë kufitare ruse ishte ishte sulmuar nga forcat ukrainase dhe se pesë ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe dy transportues të blinduar ukrainas u shkatërruan kur u larguan përtej kufirit në territorin rus afër Rostovit.

Nuk ka asnjë provë që sugjeron se njëra prej këtyre ka ndodhur. /koha