Britania po subvencionon sërish veturat elektrike – por me një kusht

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka rikthyer mbështetjen financiare për blerësit e automjeteve elektrike (EV), duke ofruar zbritje deri në 10 për qind për modelet që nuk tejkalojnë çmimin prej 37,000 paund (rreth 43 mijë euro).

Ky program është pjesë e strategjisë për të përshpejtuar kalimin në transportin e pastër dhe për të mbështetur industrinë automobilistike vendase.

Zbritjet, që variojnë nga 1700 deri në 4300 euro, do të jenë të disponueshme për tre vitet e ardhshme dhe do të financohen nga një fond prej 750 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, qeveria do të investojë 72 milionë euro shtesë në ndërtimin e pikave të karikimit për automjetet elektrike, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të lehtësuar përdorimin e tyre.

Ky program është i kufizuar vetëm për automjetet që kushtojnë më pak se 42700 euro, duke përjashtuar kështu modelet më të shtrenjta dhe premium. Modelet kryesore të përfshira janë Dacia Spring, Renault 5 dhe Vauxhall/Opel Frontera E.

Ekspertët e industrisë vlerësojnë se kjo masë do të ulë barrierat për përdoruesit që duan të kalojnë në automjete elektrike, duke ndihmuar në reduktimin e ndotjes dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave klimatike të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një transporti më të qëndrueshëm dhe një të ardhme më të pastër për vendin.