Britania reagon për zhvillimet në veri, dënon ashpër sulmet e huliganëve serbë ndaj policëve

Damaged cars are pictured following clashes with ethnic Serbs during a police operation against the smuggling of goods, in Mitrovica, Kosovo, October 13, 2021. REUTERS/Laura Hasani

Ambasada britanike ka reaguar për aksionin e djeshëm në veri.

Ambasada në një reagim për media ka thënë se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve dhe se mbështet qeverinë në respektimin e sundimit të ligjit, shkruan lajmi.net.

“Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”, ka thënë ambasada.

Reagimi i plotë i Ambasadës:

Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.