Pavarësisht rritjes së ndjeshme të shitjeve, Buick mund të largojë nga tregu modelin Envision, për shkak të një tarife 45% mbi automjetet e importuara nga Kina.
Kjo për faktin se një tarifë e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e modelit në SHBA.
Në vend të tij, kompania mund të prezantojë një crossover elektrik subkompakt deri në vitin 2029.
Sipas AutoNews, ky model i ri pritet të ndërtohet në të njëjtin impiant me Chevrolet Bolt, në Fairfax.
GM ka konfirmuar se do të përdorë bateri lithium iron phosphate për brezin e ardhshëm të EV-ve me çmim të përballueshëm.
Prodhimi i këtyre baterive do të nisë në fund të vitit 2027 në fabrikën Ultium Cells në Tennessee.
Ndërkohë, modelet ekzistuese si Envista dhe Enclave pritet të marrin rifreskime të mëdha pas vitit 2026.
Encore GX gjithashtu pritet të ridizajnohet deri në vitin 2029.








