Buka e djegur

Burnt toast on dish towel

Tregon një person e thotë:
Pas një dite të gjatë e të mundimshme u rikthy babai në shtëpi, dhe nëna nxitoi ta vendos ushqimin në tryezë, por buka ishte djegur thuajse e tëra. Babai e zgjati dorën e mori bukën e shikoi nënën me buzëqeshje dhe filloi të hajë.

Mua më pyeti, se si kam kaluar në shkollë? Nuk më kujtohet përgjigjeja që ia dhash, por më kujtohet që bukën e ngrëni të tërën pa bërë zë duke e ngjyerë në gjalpë dhe gjëra që i kishte para vetes.

Kur e ngriti nëna tryezën filloi t’i kërkoj falje babait për bukën e djegur dhe kurrë nuk do ta harroj përgjigjjen e babait duke i thënë: “E dashura ime, s’ke nevoj të kërkosh falje, unë e kam merak të ha bukën e pjekur shumë, e sidomos kur e ka pak shijen e djegies”

Më pas atë natë kur shkova ta përqafoj babain tim dhe t’i uroj gjumë të ëmbël e pyeta nëse vërtetë e kishte qejf bukën e djegur, ai më ledhatoi dhe më tha:
Shiko shpirti i babit, sot ka qenë një ditë e lodhshme dhe e mundimshe për nënën tënde…Edhe diçka tjetër buka e pjekur më shumë se zakonisht apo edhe e djegur, nuk të mbytë nëse e ha ndonjëherë.

Jeta është e stërmbushur me gjëra të mangëta dhe nuk ka asnjë person të përsosur.

Ne duhet të mësojmë se si t’i pranojmë mangësitë në disa gjëra, apo t’i pranojmë të metat e të tjerëve.

Kjo është çështje esenciale në ndërtimin e lidhjeve me të tjerët dhe fuqizimin e tyre.

Një bukë e djegur pak, nuk duhet të bëhet shkaktarë që të thyhet një zemër e bukur.

Ta falim njëri tjetrin dhe t’i mbyllim sytë ndaj imtësirave.

Kritika e vazhdueshme e mbyt shijen e një gjëje. Për këtë nëse një pemë vazhdimisht e godasin fortunat do të zhvishet nga gjethet dhe do të privohet nga frutat.

Kështu edhe njeriu nëse lëndohet vazhdimisht me kritika do të bëhet njeri negativ dhe pesimist në jetë.

Lavdëroni njerëzit për të mirat e tyre dhe ti tejkalojmë lëshimet e tyre…

Sepse fjala e ëmbël është si çelësi, i mbyll gojët dhe i hap zemrat.

Përkthim: Rijad Imeri