Një ditë, Kryeministri i Egjiptit e thirri Ibn Furatin dhe i tha: “Nuk kam ndonjë qëllim të mirë ndaj teje. Dua të të vras dhe të ta marr gjithë pasurinë, por shoh në ëndërr që një bukë më ndalon nga vrasja jote. Kjo është ajo që kam parë në një seri ëndrrash. Një natë, ëndërrova se e dërgova një legjion ushtarësh për të të vrarë, por t’i i zmbrapse me një bukë. Më thuaj çfarë është kjo bukë?”
Ibn Furati ia ktheu: “Zotëri, kur isha kalama, ime më vendoste një bukë nën jastëkun tim dhe të nesërmen në mëngjes e jepja lëmoshë. Ajo e bëri këtë gjatë gjithë jetës së saj. Kur vdiq, vendosa vetë ta bëj të njëjtën gjë. Natën mbaj një bukë nën jastëk dhe në mëngjes ua jap të uriturve.”
Kryeministri u befasua kur e dëgjoi këtë dhe tha:
“Për Zotin, nuk do të të dëmtoj nga kjo ditë e tutje. Nuk kam aspak keqdashje ndaj teje, kam veç dashuri tani.”
Shkeputur nga libri “Fjale te Arta”







