Bullgarët votojnë për ndryshimin, duke dërguar tre parti të reja në Parlament

Bullgarët votuan të dielën (4 Prill) duke dërguar në Parlament tre forca të reja politike kryesisht që përfaqësojnë protestat anti-korrupsion gjatë verës. Partia GERB e Bojko Borissovit mbeti forca më e madhe, por duket se nuk është në gjendje të formojë qeverinë.

Sipas rezultateve paraprake zyrtare, koalicioni i Borissov (GERB-SDS) del i pari, por me vetëm 23.78% të votave. Në zgjedhjet e vitit 2017 GERB i Borissov mori 33% të votave. Sipas analistëve, zgjedhjet u kthyen në një shuplakë për forcat që përfaqësoheshin në parlamentin në ikje, veçanërisht për GERB të Borissov dhe armikut të tij BSP, i cili kishte shpresuar për rezultate shumë më të mira. Gjithashtu, zgjedhjet larguan nga Parlamenti nacionalistët nga VMRO dhe formacionin tjetër nacionalist – atë të biznesmenit Vesselin Mareshki në koalicion me partinë NFSB të Valeri Simeonov./Mesazhi.com