Bulliqi: Ish-komisioni caktoi një vijë të re kufitare me Malin e Zi

Kryesuesi i Komisionit për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka thënë se puna e ish-komisionit ka qenë me të meta thelbësore që kanë determinuar me këto përfundime.

Sipas tij, ky komision ka tejkaluar kompetencat e tij duke e përcaktuar një vijë të re kufitare pa një marrëveshje paraprake, raporton lajmi.net.

“Nga të dhënat vihet në përfundim dhe konstatohet se nuk ju është kushtuar vëmendje hartave të mëhershme edhe pse të njëjtat e kanë pasur të kufizuar vijën administrative. Vija e caktuar kufitare me Malin e Zi më 26 gusht 2015 nuk është e saktë”, ka thënë Bulliqi.