Bundesliga mund të rikthehet më 9 maj, ky është numri i personave që do të lejohen në stadiume

Bundesliga e Gjermanisë mund të rinisë më 9 maj, me dyer të mbyllura, shkaku i masave për të frenuar përhapjen e COVID-19 raporton Bild, përcjell lajmi.net.

Sipas raportit, kjo datë është më e mundshme sesa ajo e 2 majit, e cila ishte konsideruar gjithashtu një konsensus i kohëve të  fundit mes drejtorëve të Lidhje Gjermane të Futbollit (DFL), organizatës përgjegjëse për marrjen e këtij vendimi.

“Për momentin, këto janë vetëm plane dhe varen nga shumë faktorë të jashtëm”, ka thënë një zëdhënës i DFL për Bild.

Më parë është raportuar se DFL po konsideronte vazhdimin e sezonit me dyer të mbyllura, ku do të merrnin pjesë vetëm 126 persona, duke përfshirë lojtarët, personelin teknik dhe shëndetësor, katër djem për topa, zyrtarë të sigurimit, përfaqësues të secilit ekipi dhe 30 gazetarë, përcjell lajmi.net.

Bundesliga, që përfshirën dy kategoritë më të larta të futbollit gjerman, është e pezulluar deri të paktën më 30 prill.

Liga e Trete gjermane, e menaxhuar nga Federata e Futbollit të Gjermanisë po mendon të rifillojë ndeshjet me 16 maj, gjithashtu me dyer të mbyllura për arsye të sigurisë.