Bundestagu emëron të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Manuel Saracin

Qeveria gjermane sot e emëroi politikanin Manuel Saracin për të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Saracin është i dërguari i Parë për Ballkanin Perëndimor, sepse ky funksion nuk ka ekzistuar në qeveritë gjermane paraprake.

Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër dhe ishte deputet në Bundestagun prej vitit 2008 deri në vitin 2021.

Saracin ka qenë aktiv në punën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Punët e Jashtme. /atsh