Buxheti mbledh Qeverinë në largim të Kosovës

Ramush Haradinaj ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Qeveria në largim e Kosovës, sot do të mblidhet për të vendosur në lidhje me buxhetin e vendit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Edhe pse Kuvendi është i shpërndarë, aty ku dërgohet për miratim buxheti i shtetit.

Mbledhja është kërkuar për rirregullim dhe rialokim të mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për të mundësuar funksionimin e të gjithë sektorëve.