Caktohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Ukrainë – Kosovë

Mes stadiumit të Krakovias që zë 15 mijë tifozë dhe atij të Wisla Krakowit, që zë 45 mijë, Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU) ka vendosur për të parin.
Në atë stadium Ukraina do të presë Kosovën, në ndeshjen e 9 tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”.

Është nënkryetari i FFU-së, Oleg Shkreba që e ka konfimuar lajmin për mediat ukrainase, në orët e mbrëmjës së të hënës.

“Siç raporton Shkreba në një intervistë për ‘Channel Football”, FFU ka vendosur sot për stadiumin e Cracovias që zë 15 mijë tifozë, dhe Ii cili është në pronësi të klubit me të njëjtin emër”, shkruan ‘football.ua’, raporton GazetaOlle.com.

Po ashtu, edhe një herë është bërë e ditur se takimi do të luhet me praninë e tifozëve.

Takimi luhet në Poloni, pasi Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj.