Çavusoglu do të takohet edhe me Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai gjatë ditës së sotme pritet të takohet me krerët më të lartë institucional.

E konfirmuar është se ai do të takohet me kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani.

Në anën tjetër, Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se Cavusoglu do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.”, thuhet në njoftim.