Çavuşoğlu: Mbështesim plotësisht propozimin e palës qipriote turke për barazi sovrane

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me konferencën jozyrtare në formatin 5+1 me temë Qipron që mbahet në Gjenevë nën kryesimin e OKB-së me pjesëmarrjen e palëve qipriote dhe vendeve garantuese tha se kanë dhënë mbështetje për barazi sovrane dhe statusit të barabartë ndërkombëtar të ishullit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar nga llogaria në Twitter, Çavuşoğlu vuri në dukje se në kuadër të konferencës kanë shpjeguar në të njëjtën kohë përse nuk do të jetë e mundur zgjidhja federale.

“Në Gjenevë kemi dhënë mbështetje të plotë ndaj vizionit dhe propozimit të palës qipriote turke për barazi sovrane dhe statusit të barabartë ndërkombëtar. Zgjidhja e drejtë, e përhershme dhe e vazhdueshme mund të arrihet vetëm në bazë të vërtetave në ishull”, tha Çavuşoğlu. /aa