Çavusoglu pas takimit me Kurtin: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s

Ministri i Punëve të Jashtmëve të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas vizitës me homologen e tij Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani, Çavusoglu është pritur në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Pas takimit përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Çavusoglu tha se me Kurtin biseduan rreth bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe të Turqisë.

Çavusoglu tha se Kurtit i ka përmendur edhe kërcënimin që paraqet organizata e FETO-s.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.