CEO i FTX Sam Bankman-Fried del nga arresti i shtëpisë për të përfunduar prapa hekurave

Gjykatësi Kaplan mbajti anën e prokurorëve duke thënë se Bankman-Fried ishte përpjekur të ndërhynte tek dëshmitarët të paktën 2 herë.

Themeluesi i FTX Sam Bankman-Fried u dërgua prapa hekurave ditën e Premte pasi një gjykatë i cili mbikëqyrte rastin e tij anuloi lirimin me kusht.

Gjykatësi Lewis Kaplan zbuloi se CEO famëkeq i kriptove kishte ndërhyrë vazhdimisht tek dëshmitarët dhe për këtë arsye si i refuzoi lirimin me kusht si dhe refuzoi kërkesën e avokatëve të tij për të shtyrë paraburgimin në pritje të apelit.

Prokurorët thanë se Bankman-Fried kishte tentuar të ngacmonte një dëshmitar kyç muajin e kaluar kur i tha një reporteri të New York Times shkrimet personale të ish partneres së tij Caroline Ellison e cila pranoi fajësinë në Dhjetor dhe bashkëpunoi me autoritetet.

Prokuroria tha se veprimet e SBF kishte për qëllim dëmtimin e reputacionit të saj dhe të influenconte procesin e hetimit. Ndërkaq ekipi ligjor i SBF akuzoi prokurorët për spekulime dhe manipulim të fakteve.

Gjykatësi Kaplan mbajti anën e prokurorëve duke thënë se Bankman-Fried ishte përpjekur të ndërhynte tek dëshmitarët të paktën 2 herë.

Reuters raportoi se ish bosi 31-vjeçar i FTX ishte nxjerrë nga gjykata pasi kishte hequr këpucët, xhaketën, kollaren dhe boshatisur xhepat e tij.

CEO ka qenë në arrest shtëpia në Kaliforni që kur u ekstra në Dhjetor pas arrestimit në Ishujt Bahame. Pagoi 250 milionë dollarë për lirimin me kusht.