CEO i Google Sundar Pichai thotë se nuk jemi gati për AI të avancuar

Edhe pse makineritë janë bërë më inteligjente, gjasat që të tejkalojnë inteligjencën e kombinuar të njeriut janë të vogla.

Që nga debutimi publik i ChatGPT në Nëntor, një zhvendosje e papritur drejt një fuqie punëtore udhëhequr nga inteligjenca artificiale ka ngritur shqetësime rreth asaj çfarë e ardhmja mund të sjellë.

Gjatë një interviste për emisionin 60 Minutes në CBS, CEO i Google Sundar Pichai tha se shqetësimet që po shohin në fazat e para të zhvillimit të AI është një arsye për të qenë optimistë.

“Nga njëra anë, me ritmin që mund të mendojmë dhe adaptohemi si institucione social krahasuar me ritmin me të cilin teknologjia po evoluon, vihet re një mungesë balance,” tha Pichai.

“Nga ana tjetër, krahasuar me çdo teknologji tjetër, kam parë njerëz të shqetësohen më shumë në hapat e para të tyre, prandaj jam optimistë për numrin e përdoruesve të cilët kanë filluar të shqetësohen sepse diskutimet po bëhen serioze gjithashtu.”

Shqetësimet se AI do të zëvendësojë njerëzit janë të tepruara thonë ekspertët. Historikisht një teknologji e re ka eliminuar disa vende pune por përfitimet kanë tejkaluar disavantazhet. Edhe pse disa punë janë humbur, revolucioni industria ka krijuar shumë mundësi të reja dhe profesione më të paguara.

Edhe pse makineritë janë bërë më inteligjente, gjasat që të tejkalojnë inteligjencën e kombinuar të njeriut janë të vogla.

Google dhe Microsoft i kanë hyrë një gare për të sjellë inteligjencën artificiale tek masat. Microsoft lançoi AI në Bing ndërsa Google po mendon të integrojë Bard në motorin e kërkimit.

Dy gjigantët e teknologjisë kanë hedhur miliarda dollarë në zhvillimin e AI. Në Janar, Microsoft investoi 10 miliardë dollarë në kompaninë OpenAI pas ChatGPT ndërsa Google nisi bashkëpunimin me rivalin e ChatGPT Anthropic.