CEO i OpenAI mendon se puna e përhershme nga shtëpia është një gabim i madh

“Mund të them se ai eksperiment ka mbaruar dhe teknologjia e sotme nuk është e mjaftueshme që njerëzit të punojnë përgjithnjë nga shtëpia, veçanërisht për startupet.”

Ndërsa çdo kompania teknologji po përpiqet të investojë në inteligjencë artificiale, Sam Altman dhe OpenAI i bashkohen korit të zërave kundër punës remote.

Altman, CEO i OpenAI, shprehur mendimin e tij kundër eksperimentit të punës nga shtëpia.

“Mendoj se është një prej gabimeve më të mëdha të industrisë së teknologjisë se të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia përgjithnjë dhe startupet nuk duhet të jenë pranë dhe se nuk do të kishte humbje kreativiteti,” tha Altman gjatë një bisede me Fortune Friday.

“Mund të them se ai eksperiment ka mbaruar dhe teknologjia e sotme nuk është e mjaftueshme që njerëzit të punojnë përgjithnjë nga shtëpia, veçanërisht për startupet.”

Nuk është hera e parë që Altman ka bërë një deklaratë të tillë duke thënë se kompanitë të cilat nxituan të merrnin një vendim për punën nga shtëpia se kishin bërë një gabim të madh.

Të njëjtën gjë mendon edhe CEO i Salesforce Marc Benioff që dikur mbështeti punën nga shtëpia por së fundi sugjeroi se të punësuarit gjatë pandemisë kishin produktivitet më të ulët.