Çfarë duhet të dini për fëmijët me disleksi dhe si mund t’i ndihmoni ata

Disleksia është një “problem” i trurit të njeriut që nuk arrin të dallojë e diferencojë germa të ngjashme gjatë leximit të një teksti, si përshembull germën “m” me germën “n”, apo germën “b” me germën “d”, e me radhë germa të tjera dhe shenja të ngjashme, por të kundërta.

Kjo dukuri e trurit bëhet e dukshme në klasë të dytë apo të tretë, pra pasi i ka mësuar germat dhe ka filluar të lexojë.

Mësuesit janë të parët që mund ta dallojnë këtë “gjë”. Fëmija kur lexon një tekst me zë të lartë, sidomos në klasë, lexon keq apo “mek-mek”.

Shpesh këta fëmijë bëhen objekt imitimi dhe tallje, si nga shokët, por edhe nga mësuesja që i tërheq vëmendjen apo flet me nënën e fëmijës, duke e quajtur fëmijën si të pavëmendshëm.

Po çfarë thonë specialistët për këtë dukuri të trurit?

Neuroshkencëtarët thonë se këtij grupi njerëzish i duhet më shumë kohë për të dalluar germat e përafërta të pjesës tjetër.

Psikologët japin shpjegimin e tyre se këta njerëz janë të paqartë se ku e kanë vendin si proces psikoemocional, ndërsa evolucionistët e shpjegojnë se ky kontingjent ka një model truri të vjetër dhe konkluzioni është:

Këta njerëz i kanë të tria këto probleme dhe hasin shumë vështirësi derisa organizojnë një strukturë të tyre që ta përballojnë e të përshtaten me këtë gjendje që nuk është e lehtë për t’u përballuar, sidomos në fëmijëri dhe adoleshencë.

Ky problem, ky shqetësim bëhet edhe më i vështirë pasi askush nuk e kupton dhe ndihmon fëmijën që ka këtë vështirësi.

Prindërit dhe mësuesve nuk u bie në sy se diçka ka te ky fëmijë, por insistojnë që nuk është i vëmendshëm, apo nuk përqendrohet.

Kujdes prindër e mësues kur shihni diçka të tillë, mirë është të këshilloheni apo konsultoheni me një psikolog apo neuropediatër. Në këtë mënyrë do të ndihmoni fëmijën që të mos vuajë apo dyshojë te vetja që ai nuk është i zoti apo nuk vlen.