Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ deklaroi se çfarë është Osama bin Laden për SHBA-të, ashtu është edhe udhëheqësi i organizatës terroriste FETO për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Çfarë kuptimi ka Osama bin Laden për SHBA-të, kuptim të njëjtë ka edhe udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülen për Turqinë. Por, për fat të keq qeveria e SHBA-ve po reziston që ta kuptojë popullin turk, shtetin e Turqisë dhe ndjeshmëritë e shtetit tonë”, tha Bozdağ.
Fetullah Gylen, “predikuesi” kontrovers i cili është vetngujuar në SHBA, konsiderohet si organizatori i puqit ushtarak që kishte për synim rrëzimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, dhe vendosjen e ushtrisë në pushtet.
Që nga dështimi i puqit, qeveria turke ka marrë një sërë nismash për stabilizimin e vendit, duek përfshirë pastrimin e institucioneve nga përkrahësit e Gylenit, dhe nismën ligjore për ta ekstraduar atë në Turqi, ku e pret edhe gjyqi.





