Çfarë mendimi ka bota për Donald Trumpin?

Presidenti Donald Trump ka qenë një figurë polarizuese brenda kufijve, por si paraqitet situata jashtë tyre? 

Një raport i ri nga Qendra Kërkimore Pew detajon se çfarë mendimi ka bota për liderin amerikan. Pew, një organizëm i paanshëm anketimit ka pyetur gati 37,000 individë në 33 vende nga maji deri në tetor të vitit të kaluar. Që do të thotë pra, se sondazhi është realizuar përpara se Donald Trump të jepte urdhrin për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qasem Suleimani.

Rezultati i tij ishte fshikullues për shefin e Shtëpisë së Bardhë: vetëm 29% e vendeve të anketuara nga Pew shprehnin besim te Trumpi, duke përfshirë këtu të gjithë mënyrën sesi është parë presidenca e tij që nga fillimi i saj në 2017. Pew vëren se kjo mungesë besimi është pjesërisht pasojë e kundërshtimit ndaj politikës së jashtme të presidentit. Politikat e Trumpit për tarifat, klimën, emigracionin dhe Irani kanë qenë në masë të madhe jopopullore në nivel global.

Bisedimet e tij me Kim Jong-un të Koresë së Veriut ishin ato që fituan më shumë mbështetje, me një aprovim mesatar prej 41% në të 33 vendet e anketuara. Shtetet që e duan më shumë Trumpin janë mes të tjerash Filipinet, Izraeli, Kenia, e Nigeria, ndërsa grafiku nis të ulet tek Anglia, Kanadaja dhe ato që e shohim më shumë me mosbesim janë Rusia, Gjermania e Meksika. Ndryshe nga presidenti ndërkohë, SHBA-ja vetë vazhdon të mbetet e preferuar në sytë e botës, edhe pse sipas Pew, këndvështrimi favorizues ndaj saj ka rënë që kur Trumpi mori drejtimin e vendit dhe mbetet më e ulët sesa në periudhën e Obamës./tch