Çfarë ndodh me trupin kur nuk e pini kafenë e zakonshme të mëngjesit

Kafeja e mëngjesit është një zakon për shumë njerëz. Dhe sigurisht nëse një mëngjes nuk e pini, mund të keni vënë re se ndiheni disi ndryshe. Por pse ndodh kjo? Përgjigja qëndron në faktin se kafeina shkakton disa ndryshime fizike në trup. Në thelb, kur e anashkalojmë kafen e mëngjesit, nuk vuajmë vetëm për shkak të ndryshimit në rutinën tonë, por edhe për shkak të ndryshimeve që përjeton trupi ynë.

Në fillim do të ndiheni të lodhur, të plogësht dhe të dobët fizikisht. Disa studiues zbuluan se sa më shumë kafeinë të konsumoni, aq më i rëndë do të jetë ndryshimi që do të përjetoni, por edhe të përmbaheni nga sasitë e vogla – po flasim për një filxhan kafe në ditë – gjithashtu çon në simptoma të tërheqjes. Simptomat fillojnë 12-24 orë pas dozës së fundit të kafeinës dhe mund të zgjasin deri në nëntë ditë, thotë Sherry A. Ross, MD, një eksperte e shëndetit të grave.

Me gllënjkën e parë të kafesë, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe fillon udhëtimin drejt trurit tonë ku bllokon një neurotransmetues frenues të quajtur adenozinë, sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave. Ky proces rezulton në lirimin e hormoneve, si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë një efekt stimulues.

Koha e nevojshme për të reduktuar sasinë e kafeinës në trupin tonë me 50% është mesatarisht rreth pesë orë. Kjo shpjegon pse mund të dëshirojmë një kafe tjetër pas disa orësh. Pra, kafeja e mëngjesit nuk është thjesht një zakon, por ndoshta një… varësi.