Challandes tregon nëse Valon Berisha është i gatshëm për ndeshjen kundër Spanjës

Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Spanjës.

Challandes para mediave foli edhe për situatën e Valon Berishës, mesfushorit të Reims që u lëndua pas ndeshjes me Lituaninë, shkruan lajmi.net.

Për këtë çështje, Challandes tha se asgjë nuk është definitive, dhe se epilogu pritet të dihet pas stërvitjes së sotme, ku do të jetë i pranishëm edhe Valon Berisha.

“Do ta kemi tani stërvitjen, ai do të jetë me ne, do të provoj të stërvitet dhe tek pastaj do ta kuptojmë se do të jetë ai në gjendje të luaj apo jo”, tha  Challandes.