ChatGPT zyrtarisht pajiset me funksionin e kërkimit në ueb, DALL-E 3 vjen në fazë testimi

ChatGPT, roboti me inteligjencë artificiale gjeneruese i cili zuri botën në befasi 12 muaj më parë kur u bë i disponueshëm për publikun, ka qenë i kufizuar në përgjigjet të jepte sepse të dhënat më të fundit me të cilat ishte trajnuar i përkisnin Shtatorit 2021.

OpenAI formalisht lançoi funksionalitetin e shfletimit në ueb për ChatGPT në një version beta pothuajse tre javë pasi e prezantoi.

ChatGPT, roboti me inteligjencë artificiale gjeneruese i cili zuri botën në befasi 12 muaj më parë kur u bë i disponueshëm për publikun, ka qenë i kufizuar në përgjigjet të jepte sepse të dhënat më të fundit me të cilat ishte trajnuar i përkisnin Shtatorit 2021.

Kështu roboti nuk mund të sillej si një motor kërkues në kohë reale. Megjithatë OpenAI filloi tëç integronte shërbimet e internetit në ChatGPT në muajin Mars, një lëvizje e cila erdhi me rreziqet e veta duke qenë se uebi nuk është i kuruar në të njëjtën mënyrë siç është një set të dhënash.

Kjo i hapte rrugë abuzimit potencial nga aktorë të këqij duke krijuar një kaos algoritmik. Më pas në muajin Maj, OpenAI filloi të lançonte kërkimin në ueb përmes Bing, motorin e kërkimit që i përket mbështetësit më të ethshëm të OpenAI, Microsoft.

Në Qershor zgjeroi aksesin në internet për aplikacionet mobile të ChatGPT megjithatë funksionaliteti u tërhoq pasi ChatGPT ishte në gjendje të shfaqe përmbajtje të cilat duhej të ishin me pagesë.

Në fund të Shtatorit OpenAI filloi të lançon funksionalitetin Browse with Bing përsëri pasi e kishte rafinuar më tutje. ChatGPT tashmë respekton çdo direktivë të vendosur në skedarin Robots.txt të çdo faqeje, një mënyrë e ngjashme sesi motorët e kërkimit funksionojnë.

Tashmë Browse with Bing është zyrtarisht i disponueshëm për të gjithë abonentë me pagesë të planit Plus dhe Enterprise pa pasur nevojë të përdorin opsionin Beta.

OpenAI gjithashtu tha se ka kaluar DALL-E 3 në beta, një muaj pasi debutoi versionin më të fundit të mjetit për gjenerimin e imazheve. DALL-E 3 tashmë është i disponueshëm në aplikacionet ueb dhe mobile të ChatGPT dhe mund të aktivizohet duke përzgjedhur opsionin “DALL-E 3 (Beta) nga tabi GPT-4.