Chelsea dhe Liverpooli u kthehen fitoreve në Premier League

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore 2:0 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.

Golat për Blutë e Londrës i shënuan: Cole Palmer dhe Malo Gusto, shkruan Indeksonline

Me fitore, Chelsea ngritet në pozitën e 4-të me 28 pikë.

Fitore arriti edhe Liverpooli, që mposhti në “Anfield”, Brightonin me shifrat 2:0.

Dy golat në këtë përballje i shënoi sulmuesi francez, Hugo Ekitike.

Me këtë fitore, “The Reds” shkojnë në vendin e 6-të me 26 pikë