Cilat janë argumentet se Isa a.s.Jezusi, paqja qoftë mbi të, ishte mysliman dhe pse u quajt Mesih?

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Zoti i Plotfuqishëm thotë në Suren Al Imran: “Kur Isa e kuptoi mosbesimin e tyre, tha: ‘Kush janë ndihmësit e mi në rrugën e Zotit?’ Havarijunët (Dishepujt) thanë: ‘Ne jemi ndihmësit e Zotit. Ne besojmë në Zotin dhe dëshmojmë se jemi myslimanë.’” (Ali -Imran:52).

🌴- Dishepujt (Havarijunët) ishin pasues të Isës (Jezusit) dhe ata ishin myslimanë, siç dëshmohet nga thënia e tyre: “Dëshmojm se ne jemi myslimanë.” Kjo është provë se Isa (Jezusi) paqja qoftë mbi të, ishte mysliman sepse ishte ai Isa a.s. që ua mësoi atyre këtë fe. Si mund të kishte ndjekur Isa-Jezusi një fe tjetër përveç Islamit, siç pretendojnë disa njerëz injorantë, kur Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Dhe kushdo që kërkon një fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Jetën e Përtejme (Ahiret) ai do të jetë ndër të humburit”? (Ali-Imran:85).

🌴- Pra, sipas pohimit të tyre, Isa-Jezusi, profeti i dërguar, do të jetë ndër të humburit në Jetën e Përtejme.

Por Zoti thotë: “Dhe secilin prej tyre Ne e kemi favorizuar mbi të gjitha botët”, që do të thotë se profetët e Zotit janë më të mirët e krijimit.

Sa i përket emrit Isa-Jezus që quhet Mesia, thuhej se kjo ishte për shkak të udhëtimeve të tij të shpeshta, domethënë lëvizjes së tij nëpër tokë për t’u mësuar njerëzve fenë e Zotit dhe për t’i thirrur ata të adhuronin vetëm Zotin.

Fjalët e para të thëna nga Isa-Jezusi Mesihu, si foshnjë në djep, ishin: “Unë jam robë i Zotit. Ai më ka dhënë Librin e Shenjtë dhe më ka bërë profet.” Ai nuk tha: “Unë jam Zoti”, as “Unë jam djali i Zotit”

🌴- Thuhej gjithashtu se ai u emërua kështu sepse ai prekte me dorën e tij të bekuar lebrozin dhe të verbërin, domethënë atë që lind i verbër, dhe ai do të shërohej me lejen e Zotit. Kjo nuk do të thotë që Isa-Jezusi, paqja qoftë mbi të, nuk ishte në Islam.

Prof. ass. dr. Musa Vila