Çipet që Rusia synon ti prodhojë në 2030-ën janë ndërtuar nga TSMC që prej 2011

Qeveria Ruse ka zhvilluar një version pre-eliminar të një plani për zhvillimin e mikroelektronikës dhe kërkon një investim prej 38.43 miliardë dollarësh deri më 2030.

Ndërsa po sanksionet nga pjesa më e madhe e botës për luftën e saj ndaj Ukrainës, Rusia ka planifikuar të ringjallë prodhimin e gjysmëpërçuesve duke qenë se sot nuk blen më çipe nga furnizuesit si në të kaluarën.

Plani i ri i çipeve të Rusisë përfshin një investim masiv përgjatë 8 viteve të ardhshme. Ndërsa TSMC ka planifikuar të prodhojë çipe 2nm deri në 2026, Rusia dëshiron të prodhojë çipe 28nm deri më 2027 dhe 14nm deri më 2030.

Qeveria Ruse ka zhvilluar një version pre-eliminar të një plani për zhvillimin e mikroelektronikës dhe kërkon një investim prej 38.43 miliardë dollarësh deri më 2030.

Paratë do të shpenzohen për zhvillimin e teknologjive lokale të prodhimit të gjysmëpërçuesve, zhvillimin e çipeve, zhvillimin e talenteve lokale dhe reklamimin e teknologjive vendase.

Objektivat afatshkurtër përfshijnë prodhimin e çipeve 90nm deri në fund të vitit. Në një periudhë afatgjatë Rusia shpreson të prodhojë çipe 28nm, diçka që TSMC e ka bërë që në 2011.

Edhe pse ka qenë vendi i zhvilluar në aspektin e softuerit dhe shërbimeve të teknologjisë së lartë, Rusia ka ngelur pas në dizajnin dhe prodhimin e çipeve.