Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me marrjen në pyetje para Komitetit për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në deklaratën e tij, Clinton ka theksuar se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit.
Bill Clintoni bashkë me gruan e tij, Hillary, kanë nisur dëshminë para Komitetit në dyer të mbyllura. Republikanët kanë thënë se do ta publikojnë videon e dëshmive sonte më vonë ose nesër.




