Kriptomonedha e centralizuar është rritur me 7.5 përqind në 2.71 dollarë ndërsa javën e kaluar u rrit me 10 përqind sipas CoinGecko.
XRP ishte mes kriptomonedhave me rritjen më të madhe ditën e Mërkure pasi Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë(SEC) në SHBA pranoi se kishte marrë disa aplikime për ETF.
Aplikimet erdhën nga menaxherët e mëdhenj të aseteve si WisdomTree dhe Canary Capital dhe kanë ushqyer një optimizëm se XRP së shpejti do të jetë e disponueshme për investitorët institucionalë.
Kriptomonedha e centralizuar është rritur me 7.5 përqind në 2.71 dollarë ndërsa javën e kaluar u rrit me 10 përqind sipas CoinGecko.
Aplikimet për ETF bërë përmes bursave të Nasdaq dhe Cboe BZX do të kalojnë nëpër një periudhe 21 ditore komenti dhe më pas SEC ka afat 240 ditë për të vendosur për aprovimin e tyre ose jo.
SEC ka pranuar ekzistencën e aplikimeve për ETF-ve të reja për kriptomonedha në javët e fundit nga Grayscale, Bitwise, CoinShares dhe 21Shares. Këto zhvillime vinë në një kohë kur SEC është gjendur mes një beteje ligjore me XRP prej 2020-ës ku kërkonte gjobitjen me 1.3 miliardë dollarë të kompanisë pas saj Ripple.
Ndërsa SEC është ende në fazë vlerësimi, autoritetet Braziliane kanë aprovuar ETF-në e parë në botë të XRP.








