Conor McGregor thotë se po del në pension!

Luftëtari i arteve marciale të përziera, irlandezi Conor McGregor tha të martën se po tërhiqej nga sporti, pesë muaj pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në Las Vegas.

30-vjeçari, i cili ka një rekord prej 21 fitore dhe katër humbje, është pezulluar nga Komisioni Shtetëror i Atletikës nw Nevada për përleshjen që shpërtheu pas ndeshjes së tij me Nurmagomedovin.

Kjo është hera e dytë që McGregor ka njoftuar në Twitter se ka dalur në “pension”. Një muaj pasi humbi në Nate Diaz në mars 2016 ai tha se kishte vendosur të “tërhiqej sa ishte i ri”, por u kthye për të mposhtur të njëjtin kundërshtar më vonë të njëjtin vit. /Mesazhi/