COVID- 19: 571 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Bazuar në raportet e datës 30 prill 2021nga klinikat COVID të QKUK-së, edhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 571 pacientë nga Sars-Cov-2, 461 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe
439 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar
169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
185 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 86 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 44 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1pacientë
Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë

22 prej tyre në gjendje të rënduar
292 të konfirmuar pozitivë
254 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 81 pacientë
Spitali i Gjilanit, 48 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë