COVID-19 gjatë mujit prill, 301 të vdekur dhe afro 15 mijë raste të reja

Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, ku vetëm gjatë muajit prill u konfirmuan afro 15 mijë raste pozitive në pothuajse të gjitha komunat, ndërkaq betejën me virus e humbën 301 persona.

Data 1 prill shënoi edhe ditën kur në vendin tonë u regjistrua numri më i madh i rasteve pozitive. IKSHPK përmes raportit të tyre 24 orësh kishte njoftuar se numri i rasteve të reja është 975, ndërsa, po atë ditë numri i personave që humbën jetën nga virusi ishte 12, shkruan Telegrafi.

Përgjatë muajit prill u shëruan nga COVID-19 edhe një numër i konsiderueshëm i pacientëve, ndërsa dita që u shëruan më së shumti pacientë ishte 13 prilli, ku numri i të shëruarve për 24-orë ishte 1 mijë e 9 persona.

Po në prill, Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për lehtësimin e masave anti COVID, pas dy javësh me kufizime. Më 18 prill, sektori i gastronomisë, qendrat tregtare iu rikthyen punës, ndërsa ora policore vazhdon të jetë edhe tani, ku pas orës 22:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve, përveç rasteve urgjente.

Muajin që lamë pas Kosova mbeti edhe pa vaksina antiCOVID-19, ku me 24 mijë doza që kishin arritur në fund të marsit u vaksinuan personeli shëndetësor, grup mosha mbi 85 vjeç dhe po ashtu të moshuarit me sëmundje kronike.

Këto ditë në Kosovë pritet të arrijnë edhe vaksinat tjera si donacion nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se sasia e tyre do të jetë rreth 90 mijë doza.

Më poshtë, Telegrafi ua sjellë në mënyrë të detajuar statistikat e COVID-19 përgjatë muajit të kaluar:

– 1 prill, 893 të shëruar dhe 975 raste me coronavirus, 12 vdekje
– 2 prill, 755 të shëruar dhe 793 raste me coronavirus, 10 vdekje
– 3 prill, 566 të shëruar dhe 777 raste me coronavirus, 12 vdekje
– 4 prill, 465 të shëruar dhe 680 raste me coronavirus, 9 vdekje
– 5 prill, 524 të shëruar dhe 512 raste me coronavirus, 11 vdekje
– 6 prill, 745 të shëruar dhe 489 raste me coronavirus, 8 vdekje
– 7 prill, 788 të shëruar dhe 685 raste me coronavirus, 14 vdekje
– 8 prill, 642 të shëruar dhe 871 raste me coronavirus, 12 vdekje
– 9 prill, 702 të shëruar dhe 684 me coronavirus,7vdekje
– 10 prill, 727 të shëruar dhe 571 raste me coronavirus,9 vdekje
– 11 prill, 503 të shëruar dhe 529 raste me coronavirus,1 2 vdekje
– 12 prill, 518 të shëruar dhe 345 raste me coronavirus, 8 vdekje
– 13 prill, 1.009 të shëruar dhe 494 raste me coronavirus,12 vdekje
– 14 prill, 737 të shëruar dhe 701 raste me coronavirus,14 vdekje
– 15 prill, 868 të shëruar dhe 599 raste me coronavirus,17 vdekje
– 16 prill, 646 të shëruar dhe 520 raste me coronavirus, 14 vdekje
– 17 prill, 641 të shëruar dhe 498 raste me coronavirus, 8 vdekje,
– 18 prill, 529 të shëruar dhe 364 raste me coronavirus, 11 vdekje
– 19 prill, 411 të shëruar dhe 277 raste me coronavirus 14 vdekje
– 20 prill, 957 të shëruar dhe 442 raste me coronavirus, 14 vdekje
– 21 prill, 761 të shëruar dhe 506 raste me coronavirus 5 vdekje
– 22 prill, 507 të shëruar dhe 382 raste me coronavirus, 5 vdekje
– 23 prill, 680 të shëruar dhe 356 raste me coronavirus,8 vdekje
– 24 prill, 484 të shëruar dhe 335 raste me coronavirus, 7 vdekje
– 25 prill, 615 të shëruar dhe 227 raste me coronavirus, 4 vdekje,
-26 prill, 545 të shëruar dhe dhe 154 raste me coronavirus, 11 vdekje
– 27 prill, 599 të shëruar dhe 194 raste me coronavirus, 8 vdekje
– 28 prill, 508 të shëruar dhe 327 raste me coronavirus, 5 vdekje
– 29 prill, 449 të shëruar dhe 269 raste me coronavirus, 9 vdekje
– 30 prill, 646 të shëruar dhe 202 raste me coronavirus, 11 vdekje

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.