Dalja jonë tani nga xhamia Aksa është vërtetim i profetësisë së Kur’anit…

“Pra, dalja jonë tani nga xhamia Aksa është vërtetim i profetësisë së Kur’anit; sikur Allahu i Lartmadhëruar dëshiron të na tërheqë vëmendjen, se nëse doni të hyni në xhaminë Aksa edhe njëherë tjetër, atëherë kthehuni te rruga e Zotit tuaj dhe pajtohuni me Të.
Fjala e Zotit të Madhëruar: “E, kur të vijë premtimi i fundit!” – (Kur’ani, El-Isra: 7), fjala ‘E FUNDIT’, tregon se ajo është hera, e cila nuk përsëritet dhe jehuditë nuk do të triumfojnë më pas kësaj here.
Fjala e Allahut të Madhëruar: “Dhe për të shkatërruar çfarë kanë ndërtuar plotësisht!” – (Kur’ani, El-Isra: 7), të zhdukin, të shembin dhe të shkatërrojnë atë, që jehuditë kanë bërë, kanë ndërtuar dhe kanë themeluar prej dukurive civilizuese, të cilat ne i shohim tek ata!”
_____________________
Shejkh M. Muteveli Esh-Sharavi
Nga: Lavdrim Hamja