Partia e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord njëzëri për dërgimin e ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu në një bord disiplinor dhe më pas pushim nga puna.
Vendimi që po merret parasysh për dëbim nga partia të 60-vjeçarit, së bashku me tre anëtarë të tjerë, erdhi pas një takimi të komitetit qendror ekzekutiv të AK partisë e cila kryesohet nga Erdogan.
Një figurë udhëheqëse e Partisë AK, ku gjithashtu shërbeu si ministër i jashtëm, Davutoglu u bë kryeministër në vitin 2014, por i largua në vitin 2016. Ai u zëvendësua më vonë nga Binali Yildirim, i cili mbajti pozicionin derisa sistemi parlamentar i Turqisë të zëvendësohej nga një sistem ekzekutiv presidencial vitin e kaluar.
Në muajt e fundit, Davutoglu ka kritikuar Partinë AK për devijim nga parimet e saj thelbësore, duke kontestuar të dhënat ekonomike të qeverisë dhe të vetë Erdogan.





