Debuton shfletuesi me të cilin mund të ndryshoni pamjen e uebsajteve sipas dëshirës

Arc rimendon plotësisht themelet e shfletuesve të internetit.

Nëse keni dashur që të përshtatni uebsajtet që vizitoni, tashmë do ta keni të mundur. Kompania The Browser ka publikuar shfletuesin Arc 1.0 për Mac dhe përdoruesit mund ta shkarkojnë menjëherë.

Versioni i përfunduar përmban disa funksionalitete që janë shfaqur javët e fundit gjatë testimit beta përfshirë një shirit opsional, qendër kontrolli, mbështetje për picture-in-picture në Google Meet.

Softueri në tërësi duhet të jetë më i shpejtë sesa versionet e kaluara. Arc rimendon plotësisht themelet e shfletuesve të internetit.

Mund të personalizoni pamjen dhe ndërfaqen e një faqeje duke përdorur Boosts nga ndryshimi i ngjyrave, zëvendësimi i teksteve dhe heqjen e seksioneve që nuk dëshironi të shikoni.

Edhe pse nuk funksionon në mënyrë perfektë për çdo uebsajt, mund të ndani përshtatjet dhe modifikimet tuaja me përdorues të tjerë. Madje mund të përdorin kodim dhe skripte për të krijuar Boosts.

Tabet janë ende aty edhe pse shfletimi organizohet kryesisht rreth hapsirave virtuale të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni në detyra të caktuara.

Një version Windows i Arc po vjen së shpejti tha kompania.