Me shumë krenari e tregon një fotografi të 27 viteve më parë. Në të shihet Isuf Konjufca, i cili në vitin 1990 ishte 37-vjeçar. Në atë datë ai nënshkruan atë që njihet si “Deklarata e 2 Korrikut”.
Tani 64-vjeçar dhe me telashe për të folur (për shkak të problemeve shëndetësore), Konjufca mban mirë mend momentet e asaj dite historike.
Atë kohë, në kushte të jashtëzakonshme, delegatët e Kuvendit të atëhershëm krahinor të Kosovës, nënshkruan deklaratën e Pavarësisë.
Pas këtij momenti, Konjufca me shumë të tjerë ndiqet nga organet e atëhershme të sigurisë së Jugosllavisë dhe Serbisë.