Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për rrugëtimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit, Osmani dhe Hovenier diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovës, me theks të veçantë për rrugëtimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në takim u diskutua edhe për projekte të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.