Demarkacioni procedohet në Kryesi të Kuvendit

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka proceduar në Kuvend projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, pa ndonjë rekomandim që të votohet apo jo.

I mbetet Kryesisë të vendos për seancën ku në rend dite do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithëse deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, anëtarë të këtij Komisioni insistuan që ky projektligj t’i shkoj Kuvendit me rekomandimin që mos të votohet kjo marrëveshje, ky propozim nuk kaloi.

Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani, tha se shpreson që deri sot kanë një sërë sqarimesh deri sot s’kanë material të ri.

“Po propozoj që dokumentin që na ka përcjell Qeveria ta dërgojmë për shqyrtim Kryesisë. Por pa dhënie të ndonjë rekomandim që marrëveshja të votohet pro apo kundër. Dhe projektligji të mbetet në vullnetin e deputetëve të vendosin si të votojnë”, ka thënë Osmani.

Deputeti Zafir Berisha nga Nisma tha se kjo temë është trajtuar më tepër se që duhet.

Sipas tij komisioni i ri ka vërtetuar se marreveshja efshtës mbi bazën e dokumenteve fals dhe Komisioni Meha i ka tejkaluar kompetencat.

“T’i rekomandojmë me votën kundre pre këtë marrëveshje. Ne si deputetë kemi përgjegjësi me percaktu vendimin tonë”, tha Berisha.

I të njëjtit mendim ishte edhe Visar Ymeri nga Vetëvendosje i cili ishte që të votohet rekomandimi për mos ratifikim të marrëveshjes.

“Për mua është e qartë se ka pasur disa shkelje nga të gjeturat. Dyshimet për falsifikim dokumentesh. Marrëveshja aktuale nuk është në përputhje me interesin e Kosovës. Duhej t’i rekomandonte seancës që mos të ratifikohet kjo marrëveshje”, tha Ymeri.

Por deputetja e LDK-së Doruntina Maloku tha se këtë marrëveshje duhet ta procedojnë në Kryesi pa ndonjë rekomandim.