Denoncimi: Zhdukja e Bosnjes nga harta me kartën e radikalizmit fetar

Kreu i Presidencës boshnjake, Zheljko Komsiç

Kreu i Presidencës boshnjake, Zheljko Komsiç, i cili po përfaqëson vendin e tij në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor që po mbahet në selinë e Këshillit Evropian në Bruksel, pas një shpjegimi se si funksionin pushteti delikat i Sarajevës, denoncoi një etiketim keqdashës për boshnjakët, me qëllime të errëta kundër vendit të tyre,

“Fatkeqësisht, shpërndarja aktuale etnike e pushtetit pengon një shumicë të vërtetë politike pro-evropiane të marrë vendime. Në të njëjtën kohë, boshnjakët etnikë, të cilët mbështesin më shumë rrugën e BE-së, akuzohen gabimisht se janë ‘islamistë radikalë’, gjë që nuk kanë qenë kurrë. Qëllimi i një narrative të tillë është të delegjitimojë potencialin e tyre ‘evropian’ dhe të parandalojë përdorimin e demokracisë së plotë.

Partitë radikale të krahut të djathtë, anti-evropiane nga BE-ja, rajoni dhe satelitët e tyre në Bosnje e mbështesin fuqimisht këtë narrativë me qëllimin përfundimtar të ndalimit të Bosnjes në rrugën e saj evropiane dhe zhdukjes së vendit tim nga harta politike e Evropës”, tha ai, duke shtuar: “Ata nisin konflikte dhe promovojnë narrativën e Bosnjes si një shtet i dështuar, duke pritur një mjedis të favorshëm gjeopolitik për shpërbërjen e Bosnjes”. /tesheshi