Pas çdo vrasjeje që trondit vendin, flasim për drejtësinë, kërkojmë dënime maksimale dhe dënojmë fajtorin me fjalë e me ligj. Por, tragjedia ka ndodhur tashmë. Jeta është humbur.
Nëse nuk investojmë seriozisht në parandalim në edukim, mbrojtje sociale, ndihmë psikologjike, mekanizma të hershëm sinjalizimi, polici më të pranishme dhe më të afta do të vazhdojmë të reagojmë vetëm pasi gjaku të jetë derdhur.
Shoqëria që është gjithmonë e gatshme të ndëshkojë, por heziton të parandalojë, është një shoqëri që e pranon, në heshtje, përsëritjen e tragjedisë.
Hoxhë Halil Avdulli








