Deputetët iranian sillen quditshëm me Mogherinin (Foto)

Deputetët e parlamentit iranian janë vënë nën kritika të forta nga opinioni publik pasi nisën të sillen në mënyrë të çuditshme në prani të kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini.

Kjo e fundit ishte në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hassan Rouhani. Por krejt papritur ajo e gjeti veten në qendër të vëmendjes së deputetëve. Shumë deputetë meshkuj e rrethuan duke bërë selfie.

Përdoruesit e mediave sociale thanë se veprimet e tyre janë poshtëruese.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se ata po silleshin në mënyrë të çuditshme. Deputetja Alireza Salimi tha se kjo sjellje ishte një ‘vetëdorëzim’ ndaj Perëndimit. Mësohet se parlamenti do të nisë një hetim për ngjarjen, duke theksuar se ajo ishte e turpshme.

Një këshilltar i presidentit tha se deputetët duhet t’i nënshtrohen një kursi për kodin e sjelljes.