Deputetët i kanë marr afër 170 mijë euro paga, ende pa filluar punën

Deputetët e Kosovës, përkundër se ende s’kanë arritur ta përmbyllin seancën konstitutive tashmë kanë marrë shuma të majme parash, si rroga e mëditje.

Kështu ka njoftuar analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi përmes postimit në llogarinë e tij në Facebook.

“Deputetët vetëm se i kanë marr afër 170 mijë euro paga, ende pa filluar punën.

Për krahasim, buxheti vjetor për investime kapitale në Komunën e Kamenicës me 30 mijë banorë është 125 mijë euro”, ka shkruar Demi.