Deputeti im

Roald A. Hysa

Në duart e tua ka ardhur një projektligj i ashtuquajtur i barazisë gjinore, gjë për të cilën ju e keni marrë tashmë njoftimin për iniciativat ligjore të ndërmarra nga marsi i këtij viti.
Me këtë projektligj do të minohen bazat binare të një tradite shumëshekullore, atë të nënës dhe babait. Gjinia e përcaktuar si lindje natyrore, që përcakton gjininë mashkullore e femërore është diçka që e ka caktuar Zoti dhe natyra e krijuar prej tij. Ne si Shqiptarë në traditat tona shumëshekullore e njohim nënën dhe babain si themelin e familjes pa dallim, a jemi të krishterë, a jemi muslimanë.
Kjo frymë e ka mbajtur këtë komb të gjallë dhe do të vazhdojmë kështu… nëna dhe babai do ta nxjerrin këtë vend në dritën e zhvillimit dhe ata e mbajnë gjallë familjen shqiptare.
Prandaj po ju themi, që nuk duhet të hapni derën e eksperimenteve sociale, që të mos dëmtohet familja shqiptare.
Shqiptarit kur është në hall i del nga shpirti dhe thërret: o nëna ime, o baba im!
Mos harroni se edhe ju jeni një nënë apo baba. Mos e pranoni këtë ligj, mos e votoni këtë ligj.
Me respekt një votues i juaji

Roald A. Hysa