Deputeti Milaim Zeka lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë të lirë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka për shkak se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Kështu ka thënë për lajmi.net, Gazmend Halilaj, avokat i Milaim Zekës.“Klienti është liruar nga arresti shtëpiak dhe na çdo mas tjetër, pasi që prokuroria nuk ka ushtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak apo zëvendësimin e kësaj mase me ndonjë masë më të butë”, ka thënë Halilaj për lajmi.net.

Edhe deputeti Milai Zeka, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se është liruar nga arresti shtepiak dhe se ndodhet në Selanik.“Ndoshta edhe jam liruar sepse unë për momentin jam në Selanik”, tha Zeka.Zeka u arrestua pasi kishte kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu, duke i thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht